System is processing data
Please download to view
...

Hipertensioni

by dani-muhaj

on

Report

Category:

Healthcare

Download: 0

Comment: 0

694

views

Comments

Description

Download Hipertensioni

Transcript

  • Lenda : Biologji Klasa : XIA Punoi : Daniela Muhaj
  • Cfare eshte hipertensioni dhe nga se shkaktohet? Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa faktorë dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: Grupi I pare eshte hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme. Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet hipertension renovaskular.
  • Shkak tjetër mund të jetë, sëmundje të tjera të veshkave, si p.sh., ngushtimi i arteries renale që furnizon veshkën me gjak, duke mos u furnizuar si duhet me gjak në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit. Shkak tjetër është problemet me gjëndrat e tiroides, kur shtohet funksioni i tyre, çon në prodhim të tepërt të hormonit të tiroides, gjë që shton rrahjet e zemrës, e për pasojë rritje të tensionit në enëve të gjakut. Shkaqe të tjetra për këtë lloj hipertensioni janë diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore.
  • Faktoret qe shkaktojne hipertensionin Faktorët e pandryshueshëm: -Trashëgues - në qoftë se njeri nga prindërit ka qenë me HTA atëherë është e mundur që edhe fëmijët të trashëgojnë dhe të kenë HTA -Mosha – HTA është më e shpeshtë te personat mbi 40 vjeç -Gjinia – HTA është më e shpeshtë te meshkujt se sa te femrat. Faktorët e ndryshueshëm: Duhani, konsumimi i kripës në sasi të lartë, ushqim të tepruar, mungesë e aktivitetit fizik, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe streset e ndryshme fizike dhe psiqike
  • Faktori : Mosha Stresi Perdorimi i tepert i kripes Faktori: Gjinia Ushqim i tepruar dhe perdorimi i cigares
  • Cilat jane simptomat? Hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrases I fshehte” sepse shpesh mbetet I padiagnostikuar. Ka njerez qe nuk e kane marre vesh asnjehere qe kane patur hipertension. Semundja perkeqsohet gradualisht dhe kjo ndodh gjate nje periudhe te gjate kohore dhe jo brenda pak ditesh prandaj eshte e veshtire qe te kuptohet nga vete personi qe ne fillim.  Megjithate ka disa simptoma te hershme qe mund ti kujtohen cdo personi me hipertension: Dhimbje koke Marrje mendsh Probleme shikimi (pamje e turbullt) Skuqje në fytyrë Zhurmë në vesh Dobësi e përgjithshme
  • Cilat jane grupmoshat me te rrezikuara? Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës dhe me rritjen e moshës, rritet dhe përqindja e të prekurve. Më të predispozuar për t'u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe. Te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. "Fajtorët" për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.
  • Persona me HTA
  • Sa i rrezikshem mund te jete HTA(Hipertensioni Arterial)? Vlera të larta të TA kanë dy efekte negative mbi shëndetin njerëzor. Plakja e enëve të gjakut (shpejton artero sklerozën) dhe mbingarkesa e zemrës (rreziku i paraq­itjes së pamja ftueshmërisë së zemrës është 6 herë më i lartë te pacientët me HTA të cilët nuk janë në terapi) Komplikimet më të shpeshta të TA(Tensionit Arterial) janë: problemet me zemrën, infarkti i miokardit, hemorragjitë vaskulare të trurit, problemet me veshkat, hemoragji në nivelin e syrit, sëmundjet e Aortës
  • Si ta parandalojme HTA ? Mospirja e duhanit Rënia në peshë, nëse jeni mbipeshë Rritja e aktivitetit fizik për të përmirësuar gjendjen kardiake Ulja e përdorimit të sodiumit deri në
  • Si mund ta kontrollojme HTA ? Kontrolli i tensionit të gjakut mund të bëhet në zyrën e mjekut dhe mund të kryhet nga persona të ndryshëm të personelit mjekësor. Është e rëndësishme që ta masni rregullisht tensionin e gjakut (çdo vit ose çdo dy vjet). Mos pini kafeinë ose cigare para matjes së tensionit të gjakut. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është i lartë, është e nevojshme që të vizitoheni nga një mjek për të shikuar më tutje mundësinë e një problemi shëndetësor. Diagnostikimi me hipertension nuk justifikohet nga një rast i vetëm i tensionit të lartë të gjakut (duhet të keni dy ose më shumë raste të tilla).
  • Si mund ta trajtojme HTA ? Rregullimi i dietës; pakësimi i përdorimit të kripës, yndyrës së saturuar dhe kolesterolit Përballimi i stresit; ulja e stresit ose gjetja e mënyrave për përballimin e stresit Fizkultura; rekomandohet aktivitet fizik i lehtë çdo ditë prej tridhjetë minutash Rënie në peshë, nëse është e nevojshme Mjeku juaj mund t’ju japë ilaçe për të kontrolluar tensionin e gjakut
  • Hipertensioni ne shifra Hipertensioni në shifra  * 25-30% e evropianëve të rritur vuajnë nga hipertensioni. *14% e amerikanëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.  * 80% e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionin te tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe mjeku.  * 95% e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundje tjetër (p.sh. çrregullime nervore, probleme hor¬monale). 
  • Si ndikon stresi në shfaqjen e hipertensionit? Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Cila është periudha më problematike për këta të sëmurë? Periudha e dimrit, për shkak të temperaturave të ulëta. I ftohti, ngushton enët e gjakut, dhe rrit 2-3 gradë tensionin. Prandaj, këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
  • Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë, nëse pacientët pësojnë krizë hipertensioni? Në rastet e shtëpisë, ndihma më e mirë dhe më e shpejtë që mund t'i jepet pacientit është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë, pastaj duhet t'i jepet adelati, i cili duhet vënë nën gjuhë dhe duhet pritur derisa të qetësohet. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë duhet të shkoni urgjent te mjeku specialist. Pse ujë të ngrohtë? Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, lehtëson qarkullimin e tij, dhe largon fluksin e gjakut nga pjesët e rrezikshme të organizmit, si truri dhe zemra.
  • HTA – Hipertensioni Arterial ...... TA – Tensioni Arterial *
Fly UP